E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmi tronditëse nga familja e grabitur: I thanë të na vriste me automatik
Lajme

Dëshmi tronditëse nga familja e grabitur: I thanë të na vriste me automatik

Dëshmi tronditëse kanë ardhur nga familja në Zall Herr, e cila pohon se kjo është grabitja e dytë në shtëpinë e tyre, pasi më herët i kanë marrë mjetin motor në oborrin e shtëpisë.

Zbardhen detaje nga grabitja e familjes Hysa në fshatin Qinam të Tiranës gjatë mbrëmjes së djeshme.

Bëhet me dije se 3 persona të maskuar kanë hyrë në banesën 2 katëshe te cilët të maskuar kanë urdhëruar familjarët të mos lëvizin nën pretekstin se janë policë dhe po kontrollojnë për armë.

Në dëshminë e tyre për news 24 nëna dhe vajza tregojnë tmerrin kur hajdutët i kanë lidhur nën kërcënimin e armës dhe më pas kanë kontrolluar shtëpinë në të dyja katet. Siç rrëfejnë ato hajdutët kanë marrë telefonat kartat e identitetit dhe të gjitha sendet me vlerë.

“Nuk e di se nuk shifja asgjë. Ky që eshte sipër i thote ketij  qe eshte poshte, vrite. Kur leshoi fisheket une bertita me djalin bertiten te dy me të madhe dhe u thame çfare kerkoni se ne se dinim.

Ato kontrolluan poshte mblodhen telefona dhe gjera me vlere pastaj ngjiten lart. Kane marre telefona para karta identiteti. Sepse une kujdesem edhe per te dy pleq te moshuar. Na kane marre diku te 600 mije lekë”, tha vajza në dëshminë e saj.

Gruaja e familjes tregoi përballjen me autorët me automatikë dhe momentin kur ata i lidhin bashkëshortin, djalin, dhe më pas edhe atë, ndërsa hajdutët bërtisnin gjatë gjithë kohës “policia, kontroll për armë”.

“Isha në gjumë, dëgjova zhurmat. Kishte dalë burri, kishte hapur derën dhe i thonë policia, kontroll për armë. Kapin burrin dhe e lidhin dhe e përplasin në tokë. Shkojnë sipër, marrin djalin, e lidhin dhe e sjellin këtu poshtë të burri.

Dal në derë dhe shoh ata me automatikë dhe me maska, më kapin dhe mua dhe më shtrijnë te këmbët e burrit, dhe bërtisnin mos lëvizni, policia, krehje e zonës. Na kanë marrë telefona, lekë, çfarë kanë gjetur.

Burri bërtiste, i vunë dhe ngjitëse në gojë. Ka qenë goca në katin e dytë, ka një fëmijë të vogël 6 vjeç. Është trembur djali. Burri punon në ndërtim privat me gjithë djalin. Ne në shtëpi. Na ka ndodhur dhe herë tjetër, jo në shtëpi, kanë marrë motorin e djalit këtu përjashta”, tregoi gruaja.

Vajza e familjes tregon se ndodhej në katin e dytë kur hajdutët janë futur në shtëpi të veshur civilë e më kapuçë. Ajo tregon se njeri që shkoi dhe i kërcënoi në dhomë mori urdhër nga një tjetër grabitës që ta vriste, por fatmirësisht tregon vajza që fishekët fluturuan nga automatiku i mbushur.

“Njëri që ishte poshtë i thotë personit të parë vrite. Ai e kishte pas automatikun e mbushur, por fluturuan fishekët dhe pastaj unë me djalin bërtitëm. Ca kërkoni i thash? Ishin të veshur civila me kapuca. Kontrollojnë poshtë në katin e parë dhe marrin telefona, gjëra me vlerë, para, karta identiteti. Me kanë marrë lekët e pleqve, diku tek 600 mijë lekëshi”, tha vajza.

Ndërsa e zonja e shtëpisë deklaroi se hajdutët kishin hyrë në shtëpi sikur ishin policia dhe po kontrollonin zonën për armë.

“Isha në gjumë, dëgjova zhurmë dhe thonë policia, policia, kontroll për armë. Bërtisnin mos lëvizni, mos lëvizni, krehje e zonës. Burri bërtiste sa i vunë edhe ngjice në gojë”, tha gruaja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.