E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e 28-vjeçarit që vrau babain: Donte të më martonte dhe ta ndanim gruan bashkë
Lajme

Dëshmia e 28-vjeçarit që vrau babain: Donte të më martonte dhe ta ndanim gruan bashkë

Një grindje me të birin, i kushtoi jetën një 74-vjeçari në zonën e Farkës, në Tiranë. Fejzi Aliaj u vra në oborrin e shtëpisë së tij mbrëmjen e të premtes, rreth orës 20:00.

I biri, Selman Aliaj 28-vjeç e qëlloi disa herë me çekiç në kokë. Pa e vënë re askush, në mes të natës, e mori trupin e të atit në makinën e tij tip Volsvagen dhe e çoi në liqenin e Farkës, ku e hodhi për të fshehur krimin. Ai njihet si person me probleme mendore.

Të nesërmen, djali tjetër i viktimës, që ishte kthyer për festa nga emigracioni në Angli, telefonoi policinë për të denoncuar zhdukjen e babait.

Efektivët e rendit nisën të hetojnë mbi pistën e vrasjes pasi panë njolla gjaku në oborrin e shtëpisë. Të parët që u pyeten ishin familjarët.

28-vjeçari u ndalua në Kamëz, teksa po udhëtonte me makinën që kishte transportuar trupin. Policia gjeti gjurmë të krimit në mjetin e tij dhe u prangos menjëherë.

Selman Aliaj u ka tha hetuesve se e vrau pas një konflikti. Sipas tij, babai donte ta martonte dhe i kishte thënë se gruan do ta ndanin të dy. Kjo dëshmi, sipas hetuesve, tregon dhe më shumë problemet mendore që ka autori.

Aliaj i tregoi policisë dhe vendin ku kishte hedhur trupin. Viktima u gjet i mbështjellë me një qilim dhe u nxor nga liqeni në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Familja Aliaj është me origjinë nga Kukësi dhe prej vitesh ishte vendosur në zonën e Shkozës. Viktima ishte baba i katër fëmijëve, tre prej të cilëve punojnë në emigracion dhe ai jetonte në banesë vetëm më Selmanin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.