E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e burrit: Gruaja  më mori 28 mln lekë
Lajme

Dëshmia e burrit: Gruaja më mori 28 mln lekë

Vodhi lekët në banesë, arrestohet 41-vjeçarja në Voskopojë

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në Voskopojë. Burime zyrtare bënë me dije se një 41-vjeçare është arrestuar, pasi akuzohet nga burri se ka vjedhur një shumë të madhe lekësh.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se bashkëshorti pretendon dhe ka dëshmuar në polici që i janë vjedhur rreth 28 milionë lekë, ndërsa policia pas dyshimeve dhe kontrolleve të ushtruara tek e dyshuara (bashkëshortja) kanë gjetur rreth 2 milionë lekë të fshehura.

Policia ka sekuestruar lekët e gjetura ndërsa gruaja nuk pranon akuzat.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetases A. N., 41 vjeçe, banuese në fshatin Voskopojë, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën bashkëshortore, në fshatin Voskopojë, Korçë, një shumë të konsiderueshme parash, një pjesë e të cilave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.