Dëshmia e burrit që masakroi gruan me thikë: I kërkova që…
Bashkëshorti e qëlloi për vdekje me thikën e bukës nënën e tre fëmijëve të tij, Manjola Cuku, dhe më pas u arratis për rreth 16 orë në drejtim të paditur.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 23:55, në banesën e familjes Cuku, në fshatin Xhafzotaj të Durrësit.
Sipas Policisë, pas një konflikti për motive të dobëta, Lulëzim Cuku ka qëlluar tri herë me thikë bashkëshorten e tij, e cila ka ndërruar jetë në vend. Burimet nga grupi hetimor bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të vegjël, të cilët ndodheshin në dhomën e gjumit, por janë zgjuar nga debati që ishte ndezur mes prindërve të tyre.
Kanë qenë fqinjët ata që lajmëruan Policinë, e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, por gjeti vetëm viktimën, pasi 45-vjeçari ishte larguar me automjetin e tij në drejtim të paditur.
DESHMIA
“Jam penduar shumë për veprimin tim. Nuk duhet të kishte ndodhur kjo, nuk duhet të kisha qëlluar mbi Manjolën. Fëmijët e mi ngelën rrugëve tani. Jam shumë i dëshpëruar. Tentova disa herë të vetëvritesha, por nuk ia dola. Sherri i fundit ndodhi pasi prej kohësh kishim debate. Kisha dyshime se ajo fuste njerëz të tjerë në shtëpinë tonë, ndërkohë që unë isha në Greqi. E kishte kthyer shtëpinë në shtëpi publike, fuste brenda lloj-lloj njerëzish aty. I kërkova të mos e bënte më këtë veprim, por sapo unë ikja në Greqi, më thoshin njerëzit se ajo vazhdonte të fuste njerëz të panjohur në shtëpi. Për këtë arsye u ktheva nga Greqia. Gjatë kësaj kohe debatonim shpesh. Mbrëmë (parmbrëmë) situata doli jashtë kontrollit dhe unë e qëllova me thikë. Nuk mendova se ka vdekur, pasi e lashë të shtrirë në tokë. Nga mediat e dëgjova që kishte ndërruar jetë. Më vjen shumë keq, sidomos për fëmijët që mbetën në mëshirë të fatit”, ka deklaruar për hetuesit e Policisë 45-vjeçari.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



