Dëshmia e fqinjes së viktimës në Vlorë: Si e njoh 25 vjeçarin, me baba mjek dhe nënën arsimtare
Një fqinje e 25 vjeçarit të vrarë me armë zjarri në Vlorë, pohon se i riu nuk ishte person problematik, ndërsa qëndronte në shtëpi, pasi nuk punonte.
Ajo tha mes të tjerash se kishte dëgjuar ulërima gjatë natës, dhe mendonte se mos dikush ishte i sëmurë.
Ndër të tjerat ajo tha se një prej plumbave që kanë qëlluar autorët, ka hyrë në derën e një prej fqinjëve.
“Djali nuk ishte problematik. E kishim gjiton këtu. Shikonte punën e tij, ishte djalë i qetë. Nuk punonte, rrinte në shtëpi. Unë mendova se ishte ndonjë e sëmundje, se bërtisnin. Fqinja ka plumbin në derë.
Nuk e dimë se pse mund të jetë vrarë. Ishte djalë i mirë. Babain e ka mjek, nënën mësuese. Ata janë dy fëmijë, një djalë jeton jashtë në Amerikë. Viktima ishte i vogli, tjetri është i martuar”, tha fqinja për News 24.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



