E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e Mark Frrokut në polici: Asgjë s’ka ndodhur!
Lajme

Dëshmia e Mark Frrokut në polici: Asgjë s’ka ndodhur!

Në deklarimet paraprake në Policinë e Durrësit, ish-deputeti Mark Frroku nuk ka deklaruar asgjë në lidhje me konfliktin.

Pavarësisht se blutë kanë administruar pamje filmike ku dokumentojnë veprimet e dhunës në Kepin e Rodonit, Frroku u ka thënë hetuesve se nuk dinte asgjë, nuk kishte ndodhur asgjë dhe nuk ishte konfliktuar askush.

Për shkak të deklarimeve të tij i janë shtuar në ngarkim edhe veprat penale moskallëzimit të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës. Konflikti nisi ditën e djeshme në zonën e Kepit të Rodonit, ku deri tani policia ka shoqëruar 8 persona. Shkak i konfliktit është bërë pronësia e një toke, çështje të cilën e ka marrë në dorë SPAK, pasi ka mbivendosje të pronave.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë. Toma rezulton të jetë kushëri i parë i ish-deputetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.