E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dëshmia e Nuredin Dumanit hedh dritë mbi vrasjen e vëllait të Talo Çelës, ja kush e ka ekzekutuar Bujar Çelën
Lajme

Dëshmia e Nuredin Dumanit hedh dritë mbi vrasjen e vëllait të Talo Çelës, ja kush e ka ekzekutuar Bujar Çelën

Operacioni i SPAK “Golden Bullet” ka hedhur dritë mbi shumë ngjarje të rënda kriminale, mes tyre edhe ajo e vrasjes së vëllait të të shumë kërkuarit Talo Çela, Bujar Çela.

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhënë para prokurorëve të SPAK, vëllai i të shumë kërkuarit Talo Çela është ekzekutuar nga shtetasi Besjan Xhixha dhe një tjetër persona i shpallur në kërkim.

Por si ka ndodhur atentati në 17 shtator 2020? Vëllai i Talos Çelës, të shumëkërkuarit nga policia, ka mbetur i vrarë në një atentat me armë zjarri mëngjesin e 17 shtatorit 2020. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45 në fshatin Bradashesh të Elbasanit përpara një lokali.

Bujar Çela 62 vjeç punonte si taksist pa licencë. Çela u qëllua me armë sapo zbriti nga makina për t’u ulur në një lokal. Ai u ndoq  nga atentatorët, për të cilët asokohe u tha se ishin të paktën 2 persona të maskuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.