Dëshmia e shqiptarit që masakroi gruan me çekiç: Më tradhtoi me shokun tim
Greqia u trondit mbrëmjen e djeshme pasi një 39-vjeçar shqiptar, Kastriot Cenko, vrau gruan e tij, Alba Cenko me çekiç dhe më pas e fshehu trupin në papafingo.
Ka qenë vetë shqiptari, i cili ka denoncuar në polici krimin.
Sipas medieve greke, policia ka gjetur çekiçin me të cilin autori ka dhunuar fizikisht gruan para se ta mbyste përfundimisht.
39-vjeçari e kishte fshehur çekiçin në papafingo ku mbante trupin e gruas prej ditësh.
Burri iu ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai tregoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë.
Shkak mësohet se ka qenë një telefonatë që gruaja ka marrë nga shoku i saj, teksa ka hyrë në tualet për të folur me të.
39-vjeçari dëgjoi thirrjen, u zemërua dhe vendosi ta vriste. Ai u shpreh se bashkëshortja po e tradhtonte me shokun e tij më të mirë.
“Unë u verbova nga xhelozia dhe e vrava”, thuhet se pohoi ai.
Në fillim, shqiptari mendoi që të merrte një çarçaf dhe të fshihte trupin e gruas së tij në dhomën e tyre, por e vendosi në papafingo.
Kur dy fëmijët e tyre, 9 dhe 12 vjeç, u zgjuan të nesërmen në mëngjes dhe u bënë gati për shkollë, ata pyetën babanë e tyre se ku ishte nëna e tyre dhe ai u përgjigj se ajo kishte shkuar në punë.
Fëmijët kanë shkuar në shkollë dhe më pas autori i ka çuar te vëllai i tij.
Kur fëmijët duhej të ktheheshin në shtëpi, 39-vjeçari vendosi të telefonojë autoritetet dhe të rrëfejë krimin, duke thënë se vrau gruan e tij të enjten e kaluar.
Efektivët e policisë, që kanë mbërritur në vendngjarje, që në momentin e parë kanë ndjerë një erë të keqe që vinte nga qeset e zeza që ndodheshin në papafingo të shtëpisë. Në fakt, ai dyshohet se e ka mbështjellë trupin me qese plastike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


