“Dështim i qeverisë”, Rama nxjerr qëndrimin e Bashës, e përball me deklaratën e DASH
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe ditën e sotme me përgjigjet ndaj opozitës, duke nxjerrë deklarata të zyrtarëve evropianë, për t’i vënë përballë kreut të opozitës, Lulzim Bashës.
Ndërsa Basha i kujtoi një artikull të ‘Der Spiegel’ për negociatat, Rama zgjodhi t’i përgjigjet me qëndrimin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Dështim i qeverisë”, Rama nxjerr qëndrimin e Bashës, e përball me deklaratën e Presidentes së KE. Ja ç’tha për negociatat
I radhës është komenti i Presidentes së Zgjedhur të Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila, lidhur me mos-çeljen e negociatave, është shprehur se ndjen keqardhje për këtë vendim.
“Ndjej keqardhje të thellë për këtë vendim, sepse besoj se këto vende kanë bërë përpjekje të konsiderueshme për t’u afruar në BE dhe kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’u jepet atyre sinjali i duhur”, është ky qëndrimi i Ursula von der Leyen, që Rama ka zgjedhur të vejë përballë reagimit të Bashës.
Më herët, Rama ka nxjerrë deklaratën e Presidentit të KE Jean Claude Juncker për t’ja vënë përballë qëndrimit të kreut të opozitës Lulzim Basha në lidhje me përgjegjësinë pas dështimit të negociatave me BE.
“Refuzimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një gabim historik. Nëse duam të respektohemi, duhet të mbajmë premtimet”, ka thënë Juncker.
Ndërsa Rama ka zgjedhur këtë deklaratë të kreut të PD për ta risjellë dhe nuk ka bërë asnjë koment:
“Vendimi për të mos hapur negociatat është dështim i qeverisë shqiptare”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



