E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dështon përsëri  përballja e Luftar Reçit me Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin
Publik News

Dështon përsëri përballja e Luftar Reçit me Emiljano Shullazin dhe Viktor Ymerin

Dështon për të katërtën herë përballja e të penduarit të drejtësisë Luftar Reçi me të pandehurit Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi, Indrit Rusi dhe Endrit Taulla.

Shkak për të shtyrjen e seancës është bërë mungesa e avokatit Ilia Ilia që përfaqëson Plarent Dervishajn.

SPAK i ka kërkuar gjykatës pezullimin e afateve të paraburgimit për Plarent Dervishajn, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata.

Nga ana tjetër avokatët i kanë kërkuar togave të zeza që dëshmitari i drejtësisë Luftar Reçi të japë deklarimet e tij përballë të pandehurve, i rrethuar me efektivë.

Të pandehurit në këtë çështje akuzohen për vrasjen e biznesmenit Vajdin Lame dhe Klodian Saliut në vitin 2005. Seanca e radhës është caktuar të mbahet në datën 20 shkurt.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.