“Dështon” protesta e avokatëve, miratohet harta e re gjyqësore
Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e Ministrisë së Drejtësisë për hartën e re gjyqësore.
Këtë gjë e bëri të ditur ministri Ulsi Manja, i cili tha se në vendin tonë do të ketë 13 gjykata të Shkallës së Partë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 Gjykata Administrative të Shkallës së Parë.
“Në mbledhjen e sotme është miratuar harta e re gjyqësore. Shqipëria do të ketë 13 gjykata të shkallës së parë së juridiksionit të përgjithshëm, 1 gjykatë apeli dhe 2 gjykata administrative të shkallës së pare”, tha Manja.
Kujtojmë këtu, se avokatët në të gjithë vendin për një kohë të gjatë bojkotuan seancat gjyqësore, në shenjë revolte kundër këtij propozimi. E pavarësisht kësaj, qeveria e miratoi, duke çuar drejt “dështimit” nismën e avokatëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



