E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dështon serish seanca për Emiljano Shullazin
Lajme

Dështon serish seanca për Emiljano Shullazin

Dështon sërish seanca në Gjykatën e  Apelit, ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Edhe këtë herë, shkak është bërë mbrojtja, ndërsa Gjykata vendosi të gjobisë avokaten e vendosur kryesisht dhe të referoi rastin në Dhomën e Avokatisë.

Kjo është e pesta herë që gjyqi ndaj 5 të pandehurve dështon, ndërsa seanca e radhës do të mbahet në 25 mars.

AKUZAT

Shullazi dhe grupi i tij u shpallën fajtorë nga Gjykata për veprën penale “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënin e pasurisë”, në dëm të Ylvi Beqajt. Kjo vepër penale, sipas Gjykatës, është kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Nga hetimi i Prokurorisë, ka rezultuar se ka qenë fillimisht biznesmeni që ka kontaktuar me Emiljano Shullazin dhe pas këtij takimi janë bërë edhe 4 takime të tjera.

Beqja ka kontaktuar me Shullazin, me qëllimin që ta ndihmojë në lidhje me procedurat mbi pronësinë e hotel “Vollgës”. Prokuroria i akuzon të pandehurit se duke vepruar si grup i strukturuar kriminal, kanë shtrënguar me anën e kanosjes shtetasin Ylvi Beqja dhe ky i fundit i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit një pjesë të ishhotel “Vollga” në Durrës, si edhe shuma të konsiderueshme monetare.

Ndërkohë, Emiljano Shullazi është shpallur i pafajshëm nga Gjykata për kërcënimin e bërë ndaj rektorit Mynyr Koni dhe dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule. Referuar pretencës së Prokurorisë, Konit i është afruar një makinë e zezë, ata kanë hapur xhamin dhe e kanë ftuar që të futej në makinë. Pasi është futur në makinë, i kanë thënë se duhet të jepte dorëheqjen nga pozicioni dhe gara.

Ky deklarim i dekanit mbështetet nga veprimi i tij për të dhënë dorëheqjen, kohën dhe momentin që e ka bërë. Por kërcënimit për shkak të detyrës, nuk i ka shpëtuar as ish-rektori Dhori Kule. Sipas Prokurorisë, këtij të fundit i kanë dalë para 3 makina me xhama të zinj, ku dikush i kishte thënë se nuk duhet të ndalonte Konin të jepte dorëheqjen.

TË DËNUARIT:

Emiljano Shullazi 14 vjet

Gilmando Dani 12 vjet burg

Endri Qyqa 10 vjet burg

Endri Zela 10 vjet burg për

Blerim Shullazi 9 vjet burg

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.