E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJE/ Efektivi i FNSH-së plagosi qytetarin në lokal me armë zjarri, ja çfarë u zbulua nga hetimet e para (emrat)
Lajme

DETAJE/ Efektivi i FNSH-së plagosi qytetarin në lokal me armë zjarri, ja çfarë u zbulua nga hetimet e para (emrat)

Panorama” ka mësuar detaje nga ngjarja tjetër e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e 23 majit, ku efektivi i FNSH-së Lutfi Gjyla ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Murteza Lika, i moshës rreth 55 vjeçare.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20.30 minuta, në rrugën “Llazi Miho”, në ambientet e jashtme të një bar-kafe.

Nga hetimet, ka rezultuar se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lutfi Gjyla punonjës policie pranë Forcave te Nderhyrjes se Shpejtë Tiranë, thanë burimet policore për “Panorama”.

Nga shërbimet e Komisariatit të policisë nr 6 u bë e mundur kapja e autorit dhe shoqërimi i tij në komisariat, ndërsa është sekuestruar dhe arma e zjarrit.

Burimet thanë se nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar se autori ka qenë i dehur në masën 1.045 mg/l.

Mësohet se Lutfi Gjyla, 48 vjeç, kishte rreth 25 vite që ishte pjesë e uniformave blu.

Grupi hetimor i krijuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.