E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje/ Filmi i ri i Ermal Mamaqit…
Publik News

Detaje/ Filmi i ri i Ermal Mamaqit…

Moderatorin i njohur Ermal Mamaqi dhe këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Elvana Gjata shumë shpejt do t’i shohim në një film, ku ata do të luajnë rolin e dy të dashuruarve.

Filmi titullohet “Dy gisht mjaltë” dhe e sjell Ermalin jo vetëm në rolin e aktorit, por edhe të producentit dhe bashkë skenaristit.  Në një intervistë për “Xing.al”, ai ka rrëfyer se ideja e filmit lindi nga dëshira për të pasur një film së bashku me Elvana Gjatën.

“Filmi prodhohet nga Kompania ‘Mamaqi Production’ në bashkëpunim me Elvana Gjatën. Ideja e këtij filmi lindi pikërisht nga Elvana, si një dëshirë për të pasur një film të dy. Menjëherë po atë natë jam ulur të shkruaj pikat e para të skenarit që ka filmi.”, thotë Ermali.

Gjatë kësaj interviste aktori i njohur tregon se filmi flet për një çift me të ardhura mesatare, të cilët bëjnë një dasmë dhe më pas një muaj mjalti që nuk iu shkon mirë.

Ermali zbulon në këtë intervistë se filmi do të shfaqet në kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë në muajin dhjetor dhe pritet të ketë një sukses të madh.

“Filmi del në dhjetor në të gjitha kinematë e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë. Është një skenar i ngrohtë dhe me batuta nga fillimi deri në fund. Aktorët janë brilantë dhe Elvana Gjata garanton sukses absolut në këtë dalje të parë si aktore”, rrëfen Ermali.

Në këtë film do të jenë pjesë edhe emra të dëgjuar të kinematografisë shqiptare si, Koço Devole, Marjana Kondi, Bujar Asqeriu, Natasha Sela, Olta Daku, Ervin Doko, Ervin Bejleri, Eglein Laknori dhe Blerim Destani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.