E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje/ Makina e bllokuar në Maqellarë, gjenden 7 mln lekë për blerje votash
Publik News

Detaje/ Makina e bllokuar në Maqellarë, gjenden 7 mln lekë për blerje votash

Dy personat janë pikasur nga banorë të Maqellarës dhe simpatizantë të PD, të cilët e kanë bllokuar makinën në vend.

Pas bllokimit janë grumbulluar qindra simpatizantë të PD dhe kanë mbajtur të bllokuar makinën bashkë me njerëzit deri sa erdhi policia.

Prokurorja urdhëroi kontrollin fizik të personave dhe të mjetit ku u gjetën një sasi e konsiderueshme parash prerje të mëdha 50 dhe 20, si dhe plot karta identeteti. Në vendngjarje ishte edhe një mjet tjetër në pronësi të Administratorit të Maqellarës.

Prokurorja vendosi sekuestrimin e makinave dhe parave, ndërsa 2 personat u shoqëruan në komisariat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.