E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga arrestimi i gjashtë personave në Tiranëp
Publik News

Detaje nga arrestimi i gjashtë personave në Tiranëp

Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona, njëri prej të cilëve i akuzuar për dhunë në familje dhe 5 për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

pranga12-587x389

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit A. Xh., 48 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Ndërkohë, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-B. B., 21 vjeç, pasi në autostradën Tiranë-Durrës është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

– E. B., 38 vjeç, pasi në rrugën “Toptani” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.89 mg/l;

– A. Xh., 44 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.88 mg/l;

– A. P., 44 vjeç, pasi në rrugën “Jordan Misja” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 1.07 mg/l;

– L. A.,38 vjeç, pasi në rrugën “Dine Hoxha” është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.87 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.