E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga arsenali i armëve te Liqeni i Thatë
Lajme

Detaje nga arsenali i armëve te Liqeni i Thatë

Do përdoreshin për ekzekutime mafioze

Detaje të reja kanë dalë lidhur me garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni i Thatë ku u gjet arsenal armësh.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se arsenali i gjetur dyshohet se i përket një grupi të fuqishëm kriminal, që operon në Shqipërinë e Mesme. Sipas të njëjtave burime, mësohet se armët e sekuestruara, disa prej të cilave edhe ishin modifikuar e përshtatur si Snajper me shënjestra optike, do përdoreshin për ekzekutime mafioze.

Zbulimi i këtyre armëve, mund të zbardhë edhe atentate, apo tentativa vrasjeje që kanë ndodhur vitet e fundit. Hetuesit janë duke kryer hetime intensive për identifikimin e personave të tjerë që janë pas këtij aktiviteti, pasi sipas të dhënave i riu i arrestuar nuk është i vetëm i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Ndërkohë armët janë dërguar në laboratorin e ekspertizës jo vetëm për të mësuar nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale, por edhe për të gjetur shenja gishtërinjsh apo gjurmë ADN-je, të personave të tjerë tek armët e sekuestruara.

Gjithashtu për ekspertizë janë dërguar dhe aparatët celularë dhe laptopi i sekuestruar, me shpresë për të zbardhur aktivitetin kriminal të personave të përfshirë.

Kujtojmë se arsenali i armëve u gjet ditën e djeshme në garazhin e një pallati 5-katësh te Liqeni i Thatë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.