E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga atentatet në Elbasan, Nuredin Dumani vrau shokun e tij Klevis Kapllaj për të humbur gjurmët e vrasjes së Emiljano Ramazanit
Publik News

Detaje nga atentatet në Elbasan, Nuredin Dumani vrau shokun e tij Klevis Kapllaj për të humbur gjurmët e vrasjes së Emiljano Ramazanit

Detaje të reja bëhen me dije në lidhje me ngjarjet e rëndë kriminale që kanë ndodhur së fundmi në qytetin e Elbasanit.

Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj dyshohet të jenë autor edhe në ekzekutimin e datës 21 korrik ku mbeti i vrarë Emiljano Ramazani. Ky i fundit u vra pranë banesës së tij.

Nuredin Dumani dhe Klevis Kapllanaj kanë qenë miq të ngushtë mes njeri-tjetrit, por janë prishur pas disa mosmarrëveshjeve lidhur meparatë. Kështu, mendohet se Dumani ka vrarë shokun e tij për të humbur gjurmën lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

Nga krahasimi i pamjeve filmike, Klevis Kapllanaj dyshohet të jetë vrasësi i Emiljano Ramazanit. Kapllanaj gjithshtu mendohet të jetë personi që vendosi armën në servisin e Albert dhe Seit Manehasës në Peqin.

Arma e vendosur në servisin e Manehasës është konfirmuar si arma e përdorur në vrasjen e Emiljano Ramazanit. Arma e krimit, një pistoletë 54TT u gjet në servisin e Seitit, poshtë sabratorit të një makine, me një krehër dhe një fishek luftarak.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.