Detaje nga atentati/ Ish-policit shkodran, atentatori i kishte zënë pritë
Janë zbuluar detaje të reja nga vrasja e bujshme në Shkodër të dielën në mëngjes, ku çifti i ri u ekzekutua në sy të djalit të tyre të mitur.
Hetimet kanë saktësuar që janë 27 plumba që kanë dalë nga arma e krimit që ditën e diel në orët e para të mëngjesit vrau çiftin Boran Bërcama dhe Silvi Ndoci.
21 plumba ka marrë i riu Boran Bërcama dhe 6 plumba e reja, duke bërë që të humbin jetën në vend.
Mësohet se autori i vrasjes kishte parkuar makinën para hyrjes së pallatit dhe ka qëlluar me breshëri sapo ka parë shënjestrën.
Por viktima sapo ka parë çfarë e priste, është munduar të shpëtojë duke lëvizur me makinë por nuk ka mundur as të përshkojë disa metra e u përplas me tunelin e pallatit, e më pas plumbat i kanë marrë jetën, raporton gazetari Senad Nikshiqi.
Deri tani nuk ka asgjë lidhur me shkaqet dhe motivet e këtij krimi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



