Detaje nga dosja e SPAK/ Si ndërthuren lidhjet mes Ervis Martinajt, investitorit strategjik Pëllumb Gjoka dhe Oltion Bistrit
Detaje të reja kanë dalë lidhur me aksionin e SPAK, ku u lëshuan 15 urdhër-arreste për zyrtarë, biznesmenë, policë dhe emra të tjerë të njohur të botës së krimit.

Bosi i zhdukur i lojërave të fatit, Ervis Martinaj, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Boriçit në vitin 2019, ngjarje e cila është hetuar nga prokurori Xhevahir Lita, i cili edhe e ka mbyllur çështjen.
“Nga mënyra se si ndërthuren personazhet është hetim interesant. Duket sikur në pamje të parë nuk kanë asnjë lidhje, por kur shikon hetimet e SPAK sheh që i lidh një sërë vrasjesh, atentate dhe veprimtari politike, si dhe politika. Kemi rastin e Pëllumb Gjokës. Sipas të dhënave duhet të theksoj se janë lëshuar 15 urdhër-arreste.
Në kërkim është shpallur Ervis Martinaj, i zhdukur që prej vitit të kaluar. Zyrtarisht Martinaj, nuk është shpallur si njeri i vdekur, por si i zhdukur. Ai dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Boriçit në vitin 2019. Në këtë ngjarje hetues dhe prokuror ka qenë Xhevahir Lita. Dyshohet se ka shpërdoruara detyrën pasi ka mbyllur këtë çështje. Martinaj dyshohet dhe për krijimin e sigurimit e kushteve për vrasjen e Kleant Musabelliut. Musabelliu, ish-punonjës i Burgjeve, me herët pas një debati e ka qëlluar Pëllumb Gjokën në zonën e Pazarit të ri në kryeqytet. Duhet thënë se Elion Hato është krahu i djathtë i Martinajt dhe i njohur për botën e krimit. ndërkohë Ardit Hasanbegaj, dyshohet se ka krijuar kushtet për vrasjen e Brahim Licit dhe Genc Tafilit. Ka shumë emra të përfshirë. Një celular i gjendur diku ka zbuluar gjithë skemën.

Bistri akuzohet për disa vepra penale. Kjo është histori komplekse. Biznesmeni Pëllumb Gjoka është personazh i përfolur për disa çështje dhe për zaptime të tokave në Shengjin. Hetimi po mbahet top sekret. Biznesmeni është arrestuar në banesën e tij dhe nuk bërë rezistencë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



