Detaje nga grabitja e postës në Kamëz: Me kapele dhe armë lodër në çantën e krahut
Është grabitur ditën e sotme një filfia poste në Kamëz.
Së fundmi janë publikuar për mediat detaje nga ngjarja.
Mësohet se autori i grabitjes ka qenë i maskuar me një kapele dhe një maskë covidi.
Ndërkohë mbante edhe një çantë krahu në të cilën kishte edhe një armë tip pistolete dhe që sipas policisë dyshohet të jetë lodër, për shkak të sjelljes së autorit i cili e ka mbajtur pistoletën në çantë dhe ka kërcënuar sportelisten e postës duke i treguar se është i armatosur.
Autori është futur në postë dhe i ka marrë sportelistes rreth 1 milion lekë të vjetra. Forcat e policisë kanë nisur krehjen e zonës dhe gjithashtu po këqyrin . kamerat e sigurisë, për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



