E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJE NGA KRIMI i RËNDË / Marjeta nga Tirana urdhëroi vrasjen e të dashurit 61-vjeç
Publik News

DETAJE NGA KRIMI i RËNDË / Marjeta nga Tirana urdhëroi vrasjen e të dashurit 61-vjeç

Deri dje hiqej si bamirëse

Marjeta Karaj, 56-vjeçarja e arrestuar për vrasjen e 61-vjeçarit, dyshohet se kishte lidhje intime me viktimën. Megjithatë Menduh Kurt-Deda i kishte një borxh asaj dhe kjo e fundit duket se ka urdhëruar djalin e saj dhe një shokun e tij për të vrarë 61-vjeçarin.

Ngjarja është zbardhur pas plot pesë vitesh dhe viktima në atë kohë u gjet në zonën e quajtur “Koder Shupal” në fshatrat e Tiranës.

Më 16 maj 2017, Marjeta Karaj, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota arritën të kontaktonin në zonën e Xhamllikut Menduh Kurt-Dedën, i cili fshihej prej kohësh për shkak të borxhit të pashlyer.

Më 16 maj 2017, Marjeta Karaj, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota arritën të kontaktonin në zonën e Xhamllikut Menduh Kurt-Dedën, i cili fshihej prej kohësh për shkak të borxhit të pashlyer.

Ata e morën me forcë në një makinë, shkuan në zonën e Alliasit dhe e dhunuan Kurt-Dedën. Më pas, vetëm i biri i Marjetës me shokun e tij e çuan në Kodër-Shupal.

Atje e lidhën me litar, i hodhën benzinë dhe i vunë flakën.

Marjeta Karaj është drejtoreshë e qendrës “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit” dhe deri sot jetonte e lirë në tiranë me profilin e një bamirseje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.