E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga krimi i rëndë në Kosovê, gjykata: 18-vjeçarja u dhunua në mënyrë mizore për dy ditë rresht
Publik News

Detaje nga krimi i rëndë në Kosovê, gjykata: 18-vjeçarja u dhunua në mënyrë mizore për dy ditë rresht

Mediat kosovare zbulojnë detaje të reja nga vrasja e 18-vjeçares Marigona Osmani në Ferizaj. Sipas Gjykatës Themelore, autori i dyshuar, Dardan Krivaqa e ka dhunuar për dy ditë me radhë në mënyrë makabre adoleshenten deri sa i ka marrë jetën.

1

Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se autori dyshontë që 18-vjeçarja e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij.

Gjykata sqaron se “Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Ibrahim Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 22 gusht 2021, në Ferizaj, në banesën e të pandehurit D.K., me dashje, në mënyrë mizore për motive të dobëta, xhelozie, për shkak se i pandehuri D.K dyshonte se e ndjera M.O. e kishte tradhtuar me djalin e dajës, për këtë arsye një natë përpara, ka ushtruar fillimisht dhunë psikologjike, e pastaj edhe dhunë fizike, e cila ka vazhduar edhe ditën tjtër derisa e ndjera ka ndërruar jetë”.

Ndaj të dyshuarit tjetër në krim Arbër Sejdiu, është caktuar masa e paraburgimit.

Gjykata thekson se “I pandehuri A.S., gjatë gjithë kohës ka qenë i pranishëm, në vendin e ngjarjes, edhe ka marr pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike, me këtë ka kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në kryerjen e veprës penale, përkatësisht vdekjen e të ndjerës, dhe më pas atë e kanë dërguar dhe e kanë lënë në spitalin e përgjithshëm në Ferizaj, pa shenja jete, ndërsa dy të pandehurit janë larguar në drejtim të panjohur”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.