E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga mbledhja e KLGJ-së: Ardian Dvoranit i ka mbaruar afati, anëtarët i kanë lënë afat deri nesër…
Publik News

Detaje nga mbledhja e KLGJ-së: Ardian Dvoranit i ka mbaruar afati, anëtarët i kanë lënë afat deri nesër…

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar mbrëmjen e sotme se mbledhja online e Këshillit të Lartë Gjyqësor e zhvilluar dje, ka kaluar me debate të ashpra për shkak të kërkesës së pesë anëtarëve për mbarimin e mandatit të kreut të KED Ardian Dvorani.

Në emisionin Real Story, gazetarja Lala tha se kreut të KED Dvorani i është lënë afat deri nesër në orën 16:00 të japë një mendim dhe më pas KLGJ do të mblidhet sërish për të vendosur për mbarimin e mandatit të tij.

“Ditën e djeshme ka pas një mbledhje online të KLGJ, mësova se ka pasur një debat të ashpër në të anëtarëve të gjyqësor. Debati i fortë lidhej me faktin se pesë anëtarë të këshillit mendonin se duhej marrë me thelbin e çështjes, pra me mbarimin e mandatit të Dvoranit. Duke mbaruar mandatin, ai largohet edhe si kryetar i KED. Debate ka qenë shumë i ashpër, dhe në finale është vendosur t’i lihet Dvoranit afat të vendosë për fatin e tij.

Deri në orën 16:00 të ditës së nesërme, Dvorani duhet të japë një mendim dhe më pas KLGJ duhet të mblidhet për të vendosur.

Mandati i Dvoranit ka mbaruar që në vitin 2014. Me një vendim të mëhershëm të KLGJ, Gyakta e Lartë përbëhet nga 19 anëtarë, 15 brenda sistemit dhe 4 nga radhët e jo gjyqtarëve, pra jurist me përvojë 15-vjecare. Mandati i Dvoranit ka përfundur më 2014, por ai shfrytëzoi disa ndryshime duke mbetur në detyrë.

Por tashmë kemi tre anëtarë të mbërritur në detyrë, ndaj dhe KLGJ është i detyruar largojë Dvoranin, pasi i ka mbaruar mandati. Me mbërritjen e tre anëtarëve, KLGJ duhet ta kishte shqyrtuar çështjen dhe jo të priste Presidentin Meta. KLGJ duhet të ishte vënë vetë në lëvizje për të konstatuar mbarimin e mandatit të z.Dvorani që në vitin 2014. Tashmë ai duhet të largohet dhe KLGJ duhet ta shqyrtojë kërkesën e Metës”, tha gazetarja Klodiana Lala.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.