Detaje nga operacioni i SPAK/ 400 mijë lekë ryshfet për gjyqtaren
Xhulio Musaj, i arrestuar në Elbasan, u ofroi gjyqtares dhe avokatit në Elbasan shumën prej 400 mijë lekë për të zbutur dënimin e tij. Negociatori ishte avokati Ilir Pashaj, ish-gjyqtari i cili u tërhoq nga vetingu.
Arrestimi i gjyqtares dhe avokatit erdhi pas përgjimeve dhe vëzhgimeve nga ana e SPAK. Burime bëjnë me dije se avokati Ilir Pashaj u tha familjarëve se do i ulte të dënuarit me 6 muaj burg për 200 mijë lekë. Pas takimit me gjyqtaren, ajo kërkoi 400 mijë lekë, por familjarët e kundërshtuan. Nga përgjimet ka rezultuar se familjarët e të dënuarit i kanë thënë avokatit: “Më mirë t’i hajë ai 400 mijë lekë në burg se sa gjyqtarja”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



