E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga plagosja e dyfishtë në Vlorë, dëshmitari: Dëgjuam breshëri!
Publik News

Detaje nga plagosja e dyfishtë në Vlorë, dëshmitari: Dëgjuam breshëri!

Dy persona janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri brenda një lokali pasditen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 minuta në lagjen ‘Kushtrimi’. Të plagosurit, njëri prej të cilëve është 23-vjeç dhe tjetri 50-vjeç që dyshohet se sapo kishte dalë nga burgu janë dërguar në spital.

Xhaxhai i 28-vjeçarit Roland Çepa, thotë se 50-vjeçari, pra personi i dytë që mbeti i plagosur kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu.

“Ishim atje duke pirë kafe, dëgjova brrrr (breshëria), mendova se ishin fishekzjarrë, më pas dëgjova ulërima. Ishte breshëri. Qëlloi nga brenda makinës pa ndaluar. Sa e ndaloi një çikë, e pashë atje, ia dha më pas babapat (breshëri). Rolandin e kam djalë vëllai, është 28 vjeç. Nikua (personi tjetër) tre ditë kishte që kishte dalë nga burgu” tha ai.

Policia e Vlorës ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë mbrëmje, ku u plagosën me armë zjarri dy persona. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në një lokal, pas një konflikti të çastit, ku të plagosur kanë mbetur shtetasit N. Ç., 36 vjeçar, dhe R. Ç., 27 vjeç.

“Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore. Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.