E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje nga zjarri i frikshëm në godinën 12-katëshe
Lajme

Detaje nga zjarri i frikshëm në godinën 12-katëshe

Dyshohet se zjarri që ka përfshirë godinën 12-katëshe në qendër të Lushnjes, ka rënë në një njësi që tregtonte këpucë në katet që shërbejnë si qendër tregtare.

Mendohet se kjo njësi ka qenë e mbyllur, ndërsa flaka është përhapur në të gjithë qendrën. Për shkak të ditës festive, qendra ka qenë mjaft e populluar, por për fat të mirë është bërë e mundur evakuimi i qytetarëve dhe stafit që kanë qenë brenda në ambient.

Ende zjarri vijon në katin e tretë dhe nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar apo të asfiksuar në katet e sipërme, ku ndodhen qindra banesa.

Dhjetëra zjarrfikëse janë në vendngjarje dhe po tentojnë të shuajnë zjarrin, por ende duket se është aktiv dhe dyshohet se vijojnë të digjen veshje e objekte që ndodhen në dyqanet e ndryshme që ndodhen në qendër

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.