E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje perse u shkarkua Sokol Balla
Lajme

Detaje perse u shkarkua Sokol Balla

Vjollca Hoxha, drejtuesja e “Top Medias”, ka larguar nga detyra Drejtorin e Informacionit në “Top Channel”, Sokol Balla, i cili është edhe drejtuesi i emisionit politik në këtë televizion “Top Story”.

Burime nga “Top Channel” thone  se largimi i Sokol Ballës ka ardhur pas disa përplasjeve që znj. Hoxha ka pasur me Drejtorin e Informacionit në lidhje me linjën editoriale të televizionit.

Të njëjtat burime konfirmuan se debatet kanë filluar prej disa kohësh, menjëherë pas prishjes së pronares së “Top Channel” me kryeministrin Edi Rama.

Televizioni dikur më i madhi në vend, prej disa ditësh ka filluar sulmet nga Kryeministrit, por edhe ky i fundit nuk e ka lënë pa përgjigje. Kulmi u arrit disa ditë më parë kur vetë kryeministri sulmoi nga faqja e tij zyrtare në rrjetet sociale, “Top Channel-in”. CityNews.al raportoi disa ditë më parë se pronarja e “Top Medias” Vjollca Hoxha kishte kërkuar nga kryeministri Rama që t’i jepte postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Shqiptare.

Pas mosrealizimit të kësaj kërkese, kanë filluar sulmet e Vjollca Hoxhës ndaj Kryeministrit.

Sot ndoshta për të njëjtat arsye është larguar edhe Sokol Balla. vjollca Hoxha mësohet të jetë përplasur me Ballën pasi ky i fundit nuk pranonte të sulmonte hapur qeverinë dhe të dilte kundër saj. Pra me shumë gjasa, ka qenë linja editoriale ajo që ka çuar në largimin e Sokol Ballës dhe emërimin e Endri Xhafos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.