E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detaje të reja, ja kush i telefonoi policisë pas vrasjes së Boçit tek 21 Dhjetori…..
Lajme

Detaje të reja, ja kush i telefonoi policisë pas vrasjes së Boçit tek 21 Dhjetori…..

Detaje të reja lidhur me vrasjen e Roland (Emiljano) Boçit mbrëmjen e djeshme në zonën e  21 dhjetorit në Tiranë.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes në zonën e “21 Dhjetorit”, i thanë policisë se kanë parë një motor që ka lëvizur shpejt në zonë në momentin e sulmit me armë ndaj ty të rinjve.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:50  të 15 janarit 2018 në rrugën ” Shefqet Musaraj”, pranë ish-parkut zonës së “21 dhjetorit”.

Në automjet mësohet se ka qenë dhe e dashura e Boçit e cila  ka shpëtuar pa lëndime.

Madje mësohet se ka qenë ajo e cila ka lajmëruar dhe policinë për atentatin.
Emiljano Boçi 32 vjeç u plagos në makinë dhe vdiq pasi mbërriti në spital ndërsa miku i tij 27-vjeçari Melvin Disha mbeti i plagosur. Policia po heton pistën e hakmarrjes pasi viktima ishte dënuar për një plagosje në vitin 2010.

Të dy personat që ranë pre e atentatit ishin kthyer në Tiranë nga Gjermania pak ditë para festave të fundvitit. Ndërsa viktima pak vite më parë kishte dalë nga burgu.

Roland Boçi, i njohur edhe me emrin Emiljano, ishte dënuar me 2 vjet burg për plagosje disa vite më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.