E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

DETAJE TË REJA NGA ATENTATI NË VLORË, AUTORËT QËLLUAN NGA MAKINA NË MES TË LUNGOMARES, I PLAGOSURI KA MARRË 1 PLUMB

Detaje të reja nga atentati te kompleksi ‘Oslo’, në Lungomaren e Vlorës.

Autorët kanë qenë në një automjet në lëvizje dhe befas kanë qëlluar mbi shënjestrën e tyre i cili ndodhej në rrugë.

Pavarësisht disa të shtënave, i plagosuri ka marrë vetëm një plumb në këmbë dhe burimet nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autorët kanë djegur makinën në fshatin Babicë, për të fshehur gjurmët.

Identiteti i të plagosurit nuk bëhet ende me dije.

Pritet informacion zyrtar nga policia edhe lidhur me shkaqet e këtij atentati që ka tronditur këtë paradite  qytetarët  e Vlorës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.