Detaje të reja nga vrasja e dy vëllezërve në Krujë: Viktimat dhe autori sherre të shpeshta
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:25 në fshatin Gramëz të Krujës, ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Gramoz dhe Xhontil Bardhi.
Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar Roland Pula, 32 vjeç, i cili mendohet të jetë personi që ka vrarë dy vëllezërit, ndërkohë që është gjetur edhe makina e tij.
Sipas burimeve nga policia, autori Roland Pula njihej si person shumë problematik në zonë, ndërsa është skeduar edhe nga polciia për vjedhje dhe grabitje.
Në vitin 2010 ai është dënuar me 2 vite burg për kanosje, plagosje e armëmbajtje pa leje.
Por edhe vëllezërit Bardhi ishin të skeduar për disa vjedhje, që i kanë kryer në bashkëpunim me autorin e vrasjes së tyre, thonë burimet nga policia.
Ndërkohë shkak i vrasjes dyshohet të jenë bërë sherret e vazhdueshme mes viktimave dhe autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




