E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJE  të reja për 30-vjeçarin shqiptar
Lajme

DETAJE të reja për 30-vjeçarin shqiptar

Mëngjesin e ditës së sotme autoritetet greke kanë ndaluar një forgon i cili drejtohej nga një shqiptar, dhe gjatë kontrollit kanë konstatuar se brenda tij kishte rreth një ton drogë e dyshuar si kanabis sativa.

Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar pasi mediat greke bëjnë me dije se forgoni me të cilin 30-vjerçari shqiptar po transportonte drogën është vjedhur në Departamentin e Sigurisë në Patision, Athinë më datën 05 Prill të këtij viti dhe qarkulolonte me targa të falsifikuara.

Gjithashtu mësohet se droga ishte e ambalazhuar në 591 pako me një peshë totale prej 951.650 kg. Ndërkohë në cilësinë e provës material, Policia ka sekuestruar përveç olëndës narkotike edhe 3 telefona celularë, 300 euro si dhe automjetin tip furgon.

Ndërkohë ende mbetet e paqartë se cila është origjina e drogës dhe se për cilin destinacion ishte nisur një sasi kaq e madhe.

Në bazë të përllogaritjeve paraprake, mendohet se nëse droga e ka origjinën nga Shqipëria, kjo do të konsistonte si ngarkesa më e madhe e kapur gjatë këtij viti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.