Në burg është lënë edhe vëllai i 15-vjeçares, i cili pasi ka mësuar ngjarjen e rëndë ka dhunuar 28-vjeçarin të idetifikuar si Igli Ç. dhe e ka qëlluar me shufër hekri.
Sipas hetimeve nga policia e Kukësit, ka rezultuar se vajza e mitur është abuzuar seksualisht 3 herë nga Igli Ç. Vajza ka treguar se marrëdhëniet ishin pa dëshirën e saj, dhe se 28-vjeçari ka përdorur dhunë për të arritur qëllimin.
Ndër të tjera 15 vjeçarja ka treguar se herën e tretë ka shkuar vetë, sepse kishte kishte frikë se ai do t’i tregonte të tjerëve.
15 vjeçarja ndër të tjera ka thënë se 28-vjeçari e ka kërcënuar se nëse ajo nuk shkon me shokët e tij do i tregonte familjes dhe se të njëjtën gjë do ia bënte dhe motrës së saj, teksa ka treguar se për ngjarjen kishin dijeni dhe dy shokët e Igli Ç.
Pasi vajza i ka treguar ngjarjen vëllait ai ka dalë në rrugë e ka dhunuar 28-vjeçarin dhe e ka qëlluar me shufër hekuri.
28-vjeçari i ka mohuar akuzat duke thënë se ka shkuar dy herë më vajzën, por me dëshirën e saj dhe jo me dhunë.
“Kam kryer marrëdhënie me vajzën në muajin korrik 2020, pasi ajo më është ulur në prehër dhe më ka puthur befasisht dhe në këtë moment unë i kam thënë: “Çfarë është kjo”, ndërsa vajza ma ka kthyer duke më thënë: ”që herën e parë që të kam parë të kam pëlqyer por s’mund ta shprehja”.



