E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/Dy vëllezër vrasin 29-vjeçarin  në Sllatinë
Lajme

Detajet/Dy vëllezër vrasin 29-vjeçarin në Sllatinë

Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Sllatinë. Policia ben me dije se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një konflikti të çastit, u plagos me sende të forta dhe humbi jetën në spital një shtetas.

Tre autore, mes te cileve dy vellezer jane vene ne pranga si autorë të dyshuar të ngjarjes.

Emrat e te perfshireve ne konflikt: Qazim Plaku, 24 vjeç,qe  dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin Myrtezan Hysa, 24 vjeç, dhe ky i fundit në bashkëpunim me vëllain e tij, Jurgen Hysa ka plagosur me sende të forta shtetasin Dukagjin Plaku, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

NJOFTIMI 

Rreth orës 03.00, datë 17.09.2019, fshatin Sllatinë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, (konflikt i çastit, pasi kishin konsumuar alkool), në ambjentet e një lokali në fshat, shtetasi Q.P, 24 vjeç, dyshohet se ka plagosur me thikë shtetasin M. H, 24 vjeç, dhe ky i fundit, në bashkëpunim me vëllain e tij, ka plagosur me sende të forta shtetasin D. P, 29 vjeç, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Si rezultat i reagimit në kohë të policisë, dhe veprimeve hetimore të kryera, janë kapur dhe arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasit :
Q.P, banues në fshatin Sllatinë (vëllai i shtetasit D.P).

J.H. dhe M. H.(vëllezër), banues në fshatin Sllatinë.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për herime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.