E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet e  përplasjes me armë zjarri në Laç
Lajme

Detajet e përplasjes me armë zjarri në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku disa persona janë përplasur me armë zjarri në qendër të qytetit.

Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit, ka humbur jetën një person, i identifikuar si Teli Jushi, 35-vjeç, ndërsa është plagosur kushëriri i tij, identifikuar si Gent Jushi.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë,ndërsa janë ngritur edhe pika të shumta kontrolli në Laç, por  nuk ka ende asnjë të shoqëruar për ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një prej personave të përfshirë në këtë konflikt ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Viktima është Kelvin Jushi, 30 vjeç, ndërsa i plagosur ka mbetur kushëriri i tij Gent Jushi.

Dy të plagosurit janë nisur me urgjencë drejt Tiranës.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes së rëndë janë ende enigmatike.

Dy kushërinj kanë mbetur të vrarë pasi janë qëlluar me armë zjarri gjatë një konflikti me disa persona të tjerë në qendër të qytetit të Laçit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15 në një lokal në lagjen Nr.1 të qytetit. Mësohet se viktimat janë shtetasit Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi, 30-vjeç, djem xhaxhallarësh. Ata u nisën me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, por nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve dhe kanë ndërruar jetë në sallën e operacionit.

Fillimisht u raportuar për 1 të vdekur dhe 2 të plagosur. Megjithatë rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, pasi edhe policia e Laçit shprehet e rezervuar në komunikatën për media.

Pika të shumta kontrolli janë ngritur në qytet si dhe janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Puna vijon për identifikimin e autorëve.

Informacion paraprak nga Policia:

Sot rreth orës 20:15 në lagjen nr. 1 Laç, afer një lokali ka patur të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë dyshohet se kanë mbetur te plagosur 2 shtetas, M.J dhe J.J., të cilët janë dërguar në gjendje te rëndë për jetën në Tiranë  për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje mbërritën shërbimet e Rendit dhe të Policisë Kriminale, që kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e autorëve dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

Disa shërbime të tjera policore kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon shoqerimi i personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Për shkak të hetimit nuk mund të bëhen publike të tjera detaje qe lidhen me ngjarjen.

PAMJE NGA VENDNGJARJA:

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.