Detajet/ E rëndë në familjen fierake, 20-vjeçari gjendet pa jetë në kanal
Një trup i pajetë është gjetur në një kanal në fshatin Hoxhare e vjetër të njësisë Dermenas në Fier. Mendohet që personi i seksit mashkull, është përplasur nga një makinë dhe ka përfunduar në kanal.
Sakaq, policia njofton se në aksin rrugor Fier-Ndërmënas, në kanalin anësor të rrugës është gjetur trupi i pajetë i shtetasit A.Xh, 20 vjeç.
Nga rrethanat në të cilat është gjetur trupi i pajetë dyshohet të ketë ndodhur aksident automobilistik pasi ka mbetje nga mjeti që e ka goditur.
Po punohet për identifikimin e mjetit dhe drejtuesin e tij. Eshtë ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



