E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/ Kush është personi që u plagos tek “Komuna e Parisit”?
Flash

Detajet/ Kush është personi që u plagos tek “Komuna e Parisit”?

Një person është plagosur me armë zjarri pas mesnatës së të shtunës në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit, pranë një kioske.

I plagosuri është identifikuar si shtetasi Kristjan Kaçorri. Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit të marrë se rreth orës 01:20, datë 18.05.2025, në spital kishte shkuar për mjekim,një shtetas i dëmtuar në këmbë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 nisën hetimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e saj dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, në përfundim të tyre arrestuan shtetasit:

K. K., 28 vjeç, A. C., 33 vjeç dhe A. M., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë. Si dhe shpallen në kërkim shtetasin E. E., 41 vjeç, banues në Kucovë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 28-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht, në ambientet e një lokali në Komunën e Parisit, me një armë zjarri, të cilën e posedonte pa leje.Aktualisht, ky shtetas është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, shtetasit A. C dhe E. E, kanë marrë armën e zjarrit dhe gëzhojën dhe i kanë fshehur në një ambient jashtë lokalit, ndërsa shtetasi A. M(kamarieri i lokalit) ka fshirë vendin e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.