Detajet/Masakron për vdekjen gruan me thikë dhe hidhet nga kati i shtatë i pallatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Librazhd. Një burrë ka masakruar gruan e tij me thikëp.
Gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Librazhd.
Sipas News 24, burri është hedhur nga kati i shtatë i pallatit duke gjetur vdekjen menjëherë. Ndërsa bashkëshortja humbi jetën në spital.
Viktimat janë Daut dhe Lule Gjokola.
Nuk dihet paraprakisht motivi i krimit në familje. Dyshohet se shkak i agresivitetetit të bashkëshortit ka qenë xhelozia.
Burime pranë familjes ku ndodhi tragjedia bënë me dije se familja në fjalë nuk ka patur probleme ekonomike.
Madje njihej si në ndër familjet me mirëqenie pasi disponon disa apartamente dhe biznese.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



