E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET nga plagosja e tre personave në Laprakë. Pas konfliktit verbal në një lokal në Laprakë, 40-vjeçari afrohet dhe i qëllon me thikë
Flash

DETAJET nga plagosja e tre personave në Laprakë. Pas konfliktit verbal në një lokal në Laprakë, 40-vjeçari afrohet dhe i qëllon me thikë

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Laprakë, Tiranë, ku 3 persona u plagosën nga një 40-vjeçar.

Mësohet se sherri ndodhi në një lokal në Laprakë, ku 40-vjeçari Elton Mergjyshi dyshohet se ka goditur me thikë 64-vjeçarin Viktor Rrapollari, vajzën tij, 40-vjeçaren Roxhersa, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.

Ende nuk janë të qarta motivet e këtij sherri, ndërsa mësohet se autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.

Viktori është në gjendje të rëndë për jetën, pasi thika i ka prekur zemrën, ndërsa dy të plagosurit e tjerë ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.