E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/ Polici i burgut të Burrelit transportohet me urgjencë drejt Traumës
Lajme

Detajet/ Polici i burgut të Burrelit transportohet me urgjencë drejt Traumës

Dalin detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Burrel.

Efektivi i burgjeve Sinan Kazhani njihet si person jo problematik në qytet dhe ende nuk dihet arsyeja që e ka çuar drejt aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës.

Ai e ka qëlluar vetën me armën e shërbimit me një plumb në kokë, ndërsa është kërkuar helikopteri për transportimin e tij drejt Traumës.

Helikopteri nuk ka mundur të vijë për shkak të mjegullës, dhe efektivi tashmë po transportohet me automjetin e urgjencës.

Mësohet se në momentin e ngjarjes në banesë ka qenë bashkëshortja e tij dhe fëmija i tyre.

Gjendja e tij është shumë kritike për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.