E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet pse u dhunua avokati Sokol Mëngjesi, shkak prona te Liqeni ku ka ndërtuar Bashkim Ulaj
Lajme

Detajet pse u dhunua avokati Sokol Mëngjesi, shkak prona te Liqeni ku ka ndërtuar Bashkim Ulaj

Mëngjesi është kontraktuat nga 8 familje, për një proces gjyqësor lidhur me pronësinë e tokave ku u ndërtuan kullat te diga e Liqenit Artificial…

Zbardhet dinamika e plotë e dhunës ndaj avokatit Sokol Mëngjesi. Policia njoftoi se kemi të bëjmë me një sherr lidhur me një gjyq pronësie. Sipas të dhënave, personi i cili ka porositur dhunën është Dritan Nano, njëri nga shumë personat që fituan miliona falë avokatit Mëngjesi.

Ky i fundit u kontraktua nga 8 familje, për një proces gjyqësor lidhur me pronësinë e tokave ku u ndërtuan kullat te diga e Liqenit Artificial nga oligarku Bashkim Ulaj. Avokati e fitoi gjyqin në të dyja shkallët. Por në fund familja e Dritan Nanos ka refuzuar të paguajë avokatin në bazë të marrëveshjes që kishin bërë në fillim, ndryshe nga 7 të tjerët.

Mëngjesi, ka hapur proces gjyqësor ndaj tij më pas dhe ka fituar gjyqin. Përmbarimi ka bërë bllokimin e pronës së Nanos. Një muaj më parë ata janë takuar dhe nuk kanë arritur të zgjidhin konfliktin. Avokati është kërcënuar që nga ai takim, por e ka anashkaluar. Sot ai u sulmua në mënyrë barbare dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Sulmi ndodhi sot në mëngjes, ku avokati u sulmua barbarisht sapo la fëmijën në kopsht. Autorë të sulmit janë Elton Kasaj, Drivald Alia, Dorian Alia dhe Romario Tabaku. Ky i fundit i ka transportuar me makinë 3 dhunuesit. Dorian Alia u dorëzua në polici, ndërsa policia jep 20 mijë euro për kapjen e 3 të tjerëve. Mësohet se një prej tyre është dhëndër i Dritan Nanos.

Mësohet se Mëngjesi ka fraktura në kokë dhe dëmtime të tjera në trup. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, avokati është futur në intubim dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.