E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ Si i ‘bekonte’ me kokainë qytetarët prifti në Greqi
Bota

DETAJET/ Si i ‘bekonte’ me kokainë qytetarët prifti në Greqi

Detaje tronditëse po dalin në dritë nga një skandal në Greqi, ku një prift i zonës së Atikës është kapur me drogë të fshehur brenda kishës. Hetimet kanë zbuluar se pas aktivitetit të tij qëndronte një bandë kriminale, e drejtuar nga një çift shqiptar, identitetet e të cilëve ende nuk janë bërë publike.

Prifti 46-vjeçar, i cili prej kohësh ishte shkarkuar nga Kisha Ortodokse e Greqisë, vijonte të prezantohej si klerik, duke e quajtur veten “Kryepeshkop i Kalendaristëve të Vjetër”. Sipas mediave greke, ai kishte krijuar një “tempull” të rremë, ku përveç predikimeve, fshihte sasi kokaine dhe kanabisi.

Gjatë marrjes në pyetje, ai pranoi se ishte përdorues i lëndëve narkotike, por mohoi se ishte i përfshirë në trafikim. Megjithatë, hetimet kanë zbuluar se ai bashkëpunonte me anëtarët e grupit kriminal për shpërndarjen e drogës dhe ndihmonte në fshehjen e saj në ambientet e kishës.

Sipas dosjes hetimore, “koka” e bandës, një grua shqiptare, kishte rolin e rekrutueses. Ajo rekrutonte persona të rinj, jepte udhëzime për transportin e drogës dhe madje drejtonte edhe rrjete të tjera që merreshin me trafikim emigrantësh.

Një banor i lagjes ku vepronte prifti, ka treguar se ai mashtronte besimtarët duke u ofruar “shërime mrekullibërëse” dhe rituale për “largimin e magjive”.

“Që në fillim na dukej i dyshimtë. Thoshte se shëronte kancerin dhe hiqte mallkime. Kishte marrë një hapësirë që e kishte kthyer në kishë, shiste produkte që shiten në manastire dhe fitonte para nga njerëzit që e besonin. Kur i kërkova të ulte zhurmën, më mallkoi!”, tregon një banor për mediat greke.

Hetimet kanë zbuluar edhe biseda të koduara mes priftit dhe anëtarëve të tjerë të grupit. Në komunikimet e tyre, ata e quanin kokainën “qiri” ose “sprej”, ndërsa për kanabisin përdornin fjalë si “kafe” dhe “makarona”.

Aktualisht, prifti ndodhet nën hetim dhe ka pranuar përkohësisht fajësinë, por autoritetet greke dyshojnë se ai do të ndryshojë dëshminë gjatë procesit gjyqësor, duke pretenduar se nuk ka qenë në dijeni të veprimtarisë së bandës.

Ndërkohë, policia vijon operacionet për të identifikuar anëtarët e tjerë të rrjetit dhe klientët që kanë blerë drogë nga kjo bandë e pazakontë me “seli” në një kishë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.