E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ U gjet i vrarë në makinë   në kërkim shoku i viktimës
Lajme

DETAJET/ U gjet i vrarë në makinë në kërkim shoku i viktimës

Roland Milo dyshohet se është vrasësi i shokut të tij Sokol Rama, i cili u gjet i ekzekutuar me armë zjarri në makinë në zonën e Malëshovës, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë”. Milo nga fshati Miçan i Frashërit në Përmet  rezulton se është shofer i administratorit të Frashërit.

Policia e Tepelenës e ka bërë më herët identifikimin e vrasësit të dyshuar, por pritej të gjendej trupi dhe të krijonin bindjen e arsyeshme që është ai i dyshuari.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se i riu është vrarë me armë zjarri. Policia dyshon se vrasja ka lidhje me prishjen e pazareve të drogës dhe se Milo kishte implikuar Ramën në trafik.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe kërkimeve të kryera nga ana e Policisë për gjetjen e shtetasit S.R, i cili ishte shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, paraditen e sotme në zonën e Malëshovës, Bashkia Këlcyrë, në vendin e quajtur “Përroi i Thellë” është gjetur trupi i pajetë i shtetasit S.R. Nga kqyrja paraprake nga grupi hetimor dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë veprimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije detaje të tjera”- thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i 32-vjeçarit u gjet i vrarë pas 2 javësh nga momenti kur ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.

Viktima Sokol Rama

Image

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.