E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ Viktima në Lezhë, babai i tre fëmijëve.
Lajme

DETAJET/ Viktima në Lezhë, babai i tre fëmijëve.

U qëllua sapo bleu një pije freskuese në market

Nikolin Marku (Lekstakaj), rreth 42 vjeç u qëllua pasditen e sotme në Lezhë me armë zjarri duke mbetur i vrarë. Viktima Nikolin Marku nuk rezulton me precedentë penalë dhe pista kryesore është ajo e gjakmarrjes.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, të krijuar dhe nga dëshmitë, viktima ka qenë në një market në Balldre, ku ka blerë një pije freskuese dhe kur ka dale është qëlluar me armë zjarri. Në market nuk ka pasur njeri përveç shitëses, e cila është pyetur nga policia dhe ka dhënë dëshminë e saj.

Sipas saj, një automjet në lëvizje me dy persona brenda ka qëlluar me breshëri plumbash dhe është larguar me shpejtësi. Dyshohet se dy autorët kanë qenë të maskuar, por njëri prej tyre ka pasur rolin e ekzekutorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.