E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet/Vrasja e Festim Lato, si u fut në kurth Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë
Politikë

Detajet/Vrasja e Festim Lato, si u fut në kurth Presidenti i vetëshpallur i Çamërisë

Sadrie Kasimi, bashkëpunëtore e Presidentit të vetëshpallur të Republikës së Çamërisë, Festim Lato, ka rrëfyer detaje mbi vrasjen e 43-vjeçarit në Holandë.

Sipas rrëfimit të Kasimit, Lato u fut në kurth nga një djalë holandez, i cili i ka thënë se do shiste makinën.

Ndonëse nuk e bën të ditur emrin e tij, ajo thotë se këto informacione i ka mësuar nga të njohur të saj në Holandë dhe vetë kryeministri i vetëshpallur i republikës çame, Ali Aliu.

“E morën, e gënjyen me metodën e tyre që do shiste makinën, dhe e morën e vranë. ishte një djalë holandez që ka marrë pjesë në republikën e Çamërisë dhe ka ardhur 4 herë në Vlorë nga Holanda. Festim Lato ishte me dy njerëz të tij në makinë, e ka thirrur ky djalë i ka thënë do vish se jam me dy njerëz do e shesësh makinën, do vish në kafe? Ai i la të gjitha në makinë, me telefonë dhe ata e morën e vranë. Vec të mira i ka bërë popullit çam, na ka ndihmuar në çdo prizëm, na ka ardhur shumë keq, sikur më ka vdekur djali im, jo një president. Nuk e di si e mashtruan. Të njëjtën gjë na tha edhe kryeministri i republikës Came, Ali Aliu na e sqaroi gjendjen. Në familjen e tyre ka rënë bombë e madhe. E kemi pritur këtë vrasje sikur ka vrarë të gjithë çamët. I lutem Ministrit të Punëve të Jashtme të mos e mohojë Çamërinë. Ne nuk do rrimë rehat tani që na bënë edhe këtë vrasje. Kush e vuri atë njeri që e vranë, dhe në fund t’i fusin thikën ashtu dhe ta lëshojnë rrugëve, është çudi e madhe”, u shpreh bashkëpunëtorja e Latos për çështjen çame, Sadrie Kasimi për Report Tv.

Lajmi se Festim Lato është ekzekutuar në Holandë nga persona ende të paidentifikuar u bë publik nga familjarët. Sipas policisë holandeze, ai është vrarë dhe më pas është hedhur në një kanal.

Prej 25 vitesh Lato jetonte në Holandë, ndërsa periudhën e fundit banonte në një shtëpi në Afferden. Mediat holandeze raportuan se Lato kishte falimentuar me biznesin e tij, duke u zhytur në borxhe disa miliona euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.