E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
DETAJET/ Zbulohet debati me prindërit, pse i dha fund jetës 13-vjeçari në Vlorë (FOTO)
Lajme

DETAJET/ Zbulohet debati me prindërit, pse i dha fund jetës 13-vjeçari në Vlorë (FOTO)

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur sot në fshatin Fitore në Vlorë. Sipas informacioneve që dha policia, dyshohet për vetëvrasje, gjë kjo që është konfirmuar më vonë dhe nga familjarët.

Por shkak për këtë veprim fatal për 130vjeçarin duket se ka qenë një debat me prindërit e tij.

Mësohet se  13-vjeçari kishte debatuar me prindërit se lëvizi makinën pa leje, dhe më pas i ka dhënë fund jetës me një armë zjarri pistoletë “TT”.

13-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar në një ndërtesë e cila përdorej si stan për bagëtitë nga familja e tij, ku edhe ka qëlluar veten me pistoletë. Nuk dihet se ku e gjeti armën i mituri me të cilën kreu edhe aktin e vetëflijimit.

Trupi i 13-vjeçarit, i identifikuar si M.A., është gjetur nga babai i tij, me një plagë në kokë të shkaktuar nga arma e zjarrit, pranë një godine pak metra larg shtëpisë. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Vlorës por ka qenë e pamundur që i mituri të shpëtohej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.