E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Devoll/45-vjeçari tentoi të abuzonte me të, i mituri: “Nisi të më hiqte tutat”
Lajme

Devoll/45-vjeçari tentoi të abuzonte me të, i mituri: “Nisi të më hiqte tutat”

Aleks Ago nga fshati Poloskë e Devollit u arrestua nga Policia, pas denoncimit të një 15-vjeçari se ai e kishte ngacmuar seksualisht.

I mituri ka treguar se 45-vjeçari fillimisht i kishte ofruar lekë dhe më pas kishin shkuar së bashku në disa pemë qershie, ku i kishte kërkuar që të ulej në bar.

Sipas 15-vjeçarit, 45-vjeçari ka tentuar që t’i ulte tutat, por ai nuk e ka lënë dhe është larguar.

“Në dyqani, më tha mua hajde pak me mua. Jo nuk e njihja, pastaj kur vinte herë pas here e njoha. 3 herë jam takuar. Më ka thënë hajde me mua, do të jap lek, do të çoj këtu, do të çoj atje. I thashë jo se unë dal me shokët. S’kam nevojë. Pastaj shkuam në këmbë nga xhadeja e në ca qershi, më tha ulu pak në bari. U ula pastaj u ngrit e po më prekte dhe do më hiqte tutat po unë se lashë. Pastaj ika unë. Kaq.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.