E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Devoll/Kryetari i Këshillit, dhe 3 anëtarë ikin nga LSI i bashkohen PS-së
Lajme

Devoll/Kryetari i Këshillit, dhe 3 anëtarë ikin nga LSI i bashkohen PS-së

LSI merr një tjetër goditje të fortë: Këtë radhë i largohet edhe kryetari i Këshillit, përveç anëtarëve

Kryetari i Këshillit Bashkiak të Devollit, Albert Lilo, nga radhët e LSI, dhe tre këshilltarë të kësaj force politike, kanë braktisur partinë e tyre dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.

Përveç kryetarit Lilo, janë larguar nga LSI edhe anëtarët e këshillit Perlat Xhaçi, Aldo Shpuza dhe Enver Manoku, raporton Report TV.

Kjo është goditja më e madhe ndaj LSI, pasi nëse deri më tani kësaj force politike i janë larguar këshilltarë, nga kjo bashki vjen dhe largimi i kryetarit të këshillit.

Kjo sjell dhe krisjen më të madhe të kësaj force politike në këshillat bashkiakë.

Albert Lilo dhe tre këshilltarët e tjerë janë bashkuar me grupin e këshilltarëve të PS, që kontrollon tashmë këshillin prej 21 këshilltarësh.

LSI-së po i largohen përditë këshilltarët nga bashkitë kryesore në vend, për të kaluar tek PS-ja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.