Dhe pastaj na shesin moral, standarde dhe “reforma”
SKANDAL!
Ja kush ishin “ndërkombëtarët” që na jepnin leksione për moral, drejtësi dhe shtet ligjor!
Thorbjørn Jagland, ish-shef i Këshillit të Europës, dërgon informacion me email-e në drejtim të Jeffrey Epstein dhe komente të pështira pas vizitave zyrtare në Shqipëri. Ai shkruan se në shqipëri ka vajza të bukura.
Ky zotëri kishte ardhur për të vlersuar vajzat shqiptare dhe jo demokracinë. Ky ishte “standardi europian” që na shitej me miliona euro?
Dhe nuk mund të mbetet mbas edhe Hans Kijlstra, ylli i vetingut. Erdhi si shpëtimtar, u soll si zot i drejtësisë, u largua me turp nga Shqipëria pasi kreu mardhenie me sekretaren e vet, ai iku nën hije skandalesh, heshtjeje dhe pyetjesh pa përgjigje. Asnjë transparencë. Asnjë përgjegjësi. Zero llogari.
Po këta na pastronin drejtësinë? Po këta na tregonin kush është i ndershëm e kush jo? Dhe nga ana tjetër na vlersokan edhe femrat.
Një tufë hamshorësh imoralë, që nga podiumet flisnin për etikë, ndërsa pas perdeve dilnin email-e, lidhje dhe afera seksuale. Shqipëria u trajtua si koloni eksperimentale, jo si shtet sovran. Na imponuan emra, vendime, reforma.Sot dalin faktet, dhe maskat bien një e nga një.
Këtë e kam thënë prej vitesh dhe sot nuk kam më pse ta zbukuroj, këta nuk jane “partnerë ndërkombëtarë”, ishin grabitqarë me kostum. Kur i denoncova, më shpallën armik, më thanë se po bëja presion, se po shantazhoja. Sajonin gënjeshtra për të më mbyllur gojën.
Sot del gjithçka në dritë, nuk erdhën të ndërtonin drejtësi, erdhën të kënaqnin epshet, të mbushnin xhepat dhe të silleshin si pronarë të Shqipërisë. Për ta ky vend ishte bordello dhe bankomat njëkohësisht. Dhe këta palaço kishin guximin të na flisnin për etikë, moral dhe standarde europiane. Jo, e vërteta është kjo, erdhën, u përdhosën, u pasuruan dhe ikën duke na lënë ne të paguajmë faturën./ Av Arben Llangozi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



