Dhëndri i kërkon fëmijën, korçari e bën për spital

Aurel Xhambazi quhet 40-vjeçar nga Korça që u vendos në pranga pasi dhunoi ish dhëndrin dhe familjen e këtij të fundit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 8 të Korçës, pasi Aurel Xhambazi pas një konflikti ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish dhëndrit, E.K., 23 vjeç dhe dy prindërve të tij, të atit A.K., 45 vjeç dhe të ëmës V.K., 39 vjeçe.
Të tre personat morën mjekim në spitalin e Korçës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ndaj 40-vjeçarit rëndon akuza e dhunës në familje.
Sipas policisë ata janë pjesë e komunitetit rom dhe shisnin në tregun e gjërave të përdorura ku dhe ka ndodhur konflikti.
Vajza e Xhambazit ishte ndarë nga 23-vjeçari dhe i kishte shkuar në shtëpi për të marrë fëmijën e mitur. Por ish bashkëshorti nuk ia kishte dhënë duke i thënë se fëmija nuk do. Ka qenë ky shkaku i nisjes së konfliktit mes tyre.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



